Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është kthyer me fitore nga lëndimi. Ai me skuadrën e tij CSKA Sofia mposhtën në udhëtim Dobrudzhanin me rezultat 1:0 të dielën.
Dellova kompletoi ndeshjen ne qendër të mbrojtjes.
Ndeshja Dobrudzhan – CSKA Sofia i takoi javës së 12-të të elitës së futbollit të Bullgarisë.
CSKA Sofia ka 13 pikë nga 12 ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Dellovën ishte paraqitja e parë pas lëndimit. Ai i mungoi CSKA Sofias në tri ndeshjet e fundit shkaku lëndimit.
Nuk luajti as për Kosovën në dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kosova barazoi pa gola kundër Sllovenisë, ndërsa fitoi ndaj Suedisë 1:0 në Goteborg.