Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gol i bukur i Dellovës në fitoren e CSKA Sofias

Dellova

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova ka realizuar gol të bukur në fitoren e skuadrës së CSKA Sofias. 

CSKA Sofia e mposhti në udhëtim Spartak Varnan me rezultatin 1:0. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të elitës së futbollit bullgar. 

Golin e fitores për mysafirët e realizoi Dellova në minutën e tretë nga afërsia. 

Reprezentuesi i Kosovës, Dellova, e kompletoi ndeshjen kurse në minutën e 93-të ai u ndëshkua me karton të verdhë. 

CSKA Sofias i mungoi Zymer Bytyqi për shkak të lëndimit. 

Për 26-vjeçarin Dellova ky ishte goli i dytë këtë edicion. Ka edhe një asistim.