Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Courtois lëndohet, i mungon Realit për dy javë

Thibaut Courtois

Thibaut Courtois

Portieri belg, Thibaut Courtois ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë. 

Courtois kishte shqetësime muskulore në ndeshjen ndaj Atletico Madridit të dielën. 

Por të hënën pas rezultateve mjekësore, është zbuluar se Courtois do t’i mungojë Real Madridit për dy javë. 

Ai pritet t’i kthehet Realit pas ndeshjeve të përfaqësuesve në Ligën e Kombeve. 

Reali do të takohet me Lillen e Edon Zhegrovës të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe pritet që të startojë me portierin ukrainas Andriy Lunin. 

Edhe Courtoisi mund të mungojë ndaj Bayernit Futboll Courtoisi mund të mungojë ndaj Bayernit

Reprezentuesi i Ukrainës do të luaj edhe ndaj Villarrealit të shtunën në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligas. 

32-vjeçari, Courtois për shkak të lëndimeve, skuadrës së “Los Blancos” i mungoi në edicionin 2023/2024.