Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Courtois kthehet në portë pas 9 muajsh

Thibaut Courtois

Portieri Thibaut Courtois po kthehet te skuadra e Real Madridit pas një lëndimi të rëndë. 31-vjeçari ka humbur pothuajse gjithë edicionin shkaku i një dëmtimi të ligamentit të gjurit. Ai mungoi rreth nëntë muaj.

Belgu do të jetë në gjendje që ta luajë ndeshjen e parë këtë edicion ndaj Cadizit, të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Carlo Ancelotti të premten ka konfirmuar se Courtois do të jetë startues ndaj Cadizit.

“Thibaut është mirë. Ai do të luajë nesër pas një periudhe të gjatë mungese. Ai mezi pret të luajë. Ne jemi të kënaqur ta shohim atë të kthehet”, tha Ancelotti.

Ancelotti është shprehur se në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit do të paraqitet portieri ukrainas Andry Lunin.

“Finalja që kemi në mendje është të mërkurën kundër Bayernit, në të cilën Andry Lunin do të luajë dhe pastaj do të shohim”, deklaroi Ancelotti.

Te Reali, Courtois erdhi në vitin 2018 nga Chelsea për 35 milionë euro.