Chelsea ka bërë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për kartonin e Lopezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Fermin Lopez dhe menaxheri i tij janë të informuar për ofertën. Drejtuesit e Barçës po e shqyrtojnë me kujdes ofertën e klubit londinez.
Ditë më parë trajneri i gjigantit katalunas, Hansi Flick, ishte kundër largimit të Lopezit.
22-vjeçari është zhvilluar si futbollist te Barça. Pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2023.
Lopez me Barçën ka zhvilluar 89 ndeshje ku ka kontribuar me 19 gola dhe 11 asistime. Me Përfaqësuesen e Spanjës ka zhvilluar dy ndeshje.