Mesfushori Fermin Lopez nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick te Barcelona pasi ka lëndim në këmbë dhe do të mungojë dy javë, ka njoftuar klubi i madh spanjoll të enjten.
Fermini do të mungojë në katër ndeshje, përfshirë derbin e La Ligas ndaj Atletico Madridit.
Ai u lëndua në humbjen e Barcelonës 3:0 në Ligën e Kampionëve nga Chelsea.
22-vjeçari Fermin Lopez i ka realizuar shtatë gola dhe ka katër asistime në të gjitha garat për Barcelonën në këtë edicion.