Fermin Lopez e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2031.
Marrëveshja për vazhdimin e kontratës u kompletua javën e kaluar, por lajmi u bë zyrtar të premten.
“Për mua është ëndërr e bërë realitet. Qëkur arrita në ‘La Masia’ si djalosh i ri, e kisha këtë ëndërr, që të arrija në ekipin e parë, dhe të qëndroja këtu për disa vjet. Mendoj se e kam arritur qëllimin. Jam shumë i lumtur që do të qëndrojë këtu edhe për disa vjet dhe të fitojë sa më shumë tituj me Barcelonën”, ka deklaruar Fermin Lopez pas zyrtarizimit.
22-vjeçari në këtë edicion i ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuuar me 10 gola të shënuar e 11 asistime.