Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pedri një muaj jashtë fushës

Pedri

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, pritet të mungojë për një muaj për shkak të një lëndimi në muskul.

Pedri lëndoi këmbën e djashtë në fitoren 4:2 të Barcelonës ndaj Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barcelona e konfirmoi lëndimin e Pedrit të enjten.

23-vjeçari spanjoll u zëvendësua në minutën e 61-të duke ia lëshuar vendin Dani Olmos.

Mesfushori bëri një asist në golin e dytë të Fermin Lopezit në pjesën e parë.

Pedri ka luajtur si titullar 24 ndeshje për Barcelonën këtë sezon, duke shënuar katër gola.

Ndeshja e radhës e Barcelonës është kundër Real Oviedos të dielën në La Liga. Pedri mund të mungojë deri shtatë ndeshje, varësisht si do t’i shkojë rikuperimi.