Barcelona ka konfirmuar të enjten se e ka vazhduar kontratën me mesfushorin Fermin Lopez edhe për pesë vjet.
21-vjeçari iu bashkua klubit në vitin 2016, ndërsa debutoi në edicionin e kaluar. Ai fitoi edhe vendin te Përfaqësuesja e Spanjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLopez ka luajtur në vetëm 187 minuta për shkak të lëndimit.
Por, trajneri Hansi Flick i besoi për duelet në “El Clasico” ndaj Real Madridit dhe ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Lopez në sezonin e kaluar pati 41 paraqitje dhe ishte golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit me 11 gola.
Lopez me kontratën e re do të ketë klauzolë të lirimit prej 500 milionë eurove.