Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i ka munguar të hënën në mbrëmje Beshiktashit në disfatën që e pësoi nga Adana Demirspori. Adana Demirspori e shënoi fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Turqisë duke e mposhtur në shtëpi Beshiktashin me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 16-të.
Rashica së bashku me Gabriel Paulistan dhe Ciro Immobilen i munguan Beshiktashit për shkak të lëndimeve. Golat për Adana Demirsporin i realizuan Yusuf Barasi në minutën e 31-të dhe Abat Aymbetov në minutën e 39-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Beshiktashin golin e vetëm e shënoi Al Musrati në minutën e 72-të.
Beshiktashi nga minuta e 76-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Tayyip Talha Sanuc u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Te Beshiktashi sulmuesi Ernest Muçi u inkuadrua nga pjesa e dytë. Ndërsa te vendësit nga minuta e 82-të u paraqit Florent Shehu.
Beshiktashi ka 25 pikë dhe është në vendin e gjashtë. Adana Demirspori është në pozitën e fundit me pesë pikë.