Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, e ka kryer me sukses operimin në shpatull, ka njoftuar klubi mbretëror të mërkurën.
Bellinghami ka luajtur me këtë lëndim prej vitit 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ai vendosi që të luante në Kupën e Botës për Klube me madrilenët, para nisjes së sezonit të ri.
Real Madridi u eliminua në gjysmëfinale nga Paris Saint-Germaini, që fitoi thellë 4:0, por u mposht në finale 3:0 nga Chelsea në finale.
“Bellinghami do t’i nënshtrohet periudhës së rehabilitimit, ndërsa më pas nis me stërvitje”, ka njoftuar Real Madridi, pa dhënë datë të saktë për kthimin e tij të plotë.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se ai mund të mungojë tre muaj, dhe pritet të kthehet në muajin tetor.
Real Madridi e nis kampanjën në La Liga më 19 gusht me ndeshjen në shtëpi ndaj Osasunas.