Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mësohet data e kthimit të Bellinghamit

Jude Bellingham

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, synon të kthehet në fushë në tetor, pas operimit në shpatull.

22-vjeçari do t’i nënshtrohet operimit të mërkurën në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bellinghami, në fillim të muajit nëntor të vitit 2023 e lëndoi shpatullën në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, në të cilën Real Madridi barazoi pa gola. Por ai vazhdoi të luajë, ndonëse lëndimi e ka penguar.

Bellinghami luajti në secilën ndeshje të Realit në Kupën e Botës për Klube në SHBA. Reali u eliminua në gjysmëfinale nga Paris Saint-Germaini. 

Arritja në katërshen e fundit të Botërorit të klubeve ka shtyrë operimin e yllit të Anglisë dhe Real Madridit. 

Reali e luan ndaj Osasunas ndeshjen e parë të edicionit 2025/2026. Ndeshja luhet më 19 gusht.