Jude Bellingham pritet të mos luajë të paktën në gjashtë javët e para të sezonit të ri, pasi do t’i nënshtrohet operimit në shpatull pas Kupës së Botës për Klube.
Mesfushori 21-vjeçar i Real Madridit ka pasur telashe që prej vitit 2023, ndërsa është vendosur që ai të operohet pasi të përfundojë turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKupa e Botës për Klube do të organizohet në SHBA prej 15 qershorit deri më 13 korrik.
Pasi e lëndoi shpatullën në duelin kundër Rayo Vallecanos në fund të vitit 2023, Bellinghami mungoi në dy ndeshje, për Real Madridin dhe Anglinë.
Bellinghami me Real Madridin e ka fituar titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar 23 gola në 43 paraqitje në edicionin e kaluar.
Në 52 ndeshjet e këtij edicioni Bellinghami i ka shënuar vetëm 14 gola.