Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni e turpëron skuadrën e vetme italiane të mbetur në Champions

Bayern Munchen

Bayerni i ka dhënë goditje të rëndë Atalantas, skuadrës së vetme italiane në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në Bergamo, kampioni gjerman fitoi 6:1, në ndeshjen e parë të fazës me 16 skuadra. Bayerni ka dëshmuar pse vlerësohet prej favoritëve më të mëdhenj për ta fituar Championsin dhe tashmë Vincent Kompany mund të fillojë me përgatitje për çerekfinale.

Ndeshja e kthimit në Mynih pritet të jetë vetëm formalitet.

Josip Stanishiq hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Michale Olise shënoi në minutën e 22-të, kurse Serge Gnabry në minutën e 25-të.

Me rezultatin 3:0 përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën shënuan Nicolas Jackson në minutën e 52-të, Olise në minutën e 64-t dhe Jamal Musiala në minutën e 67-të.

Edhe Bayerni avancon, në çerekfinale përballet me Realin Futboll Bayerni avancon, në çerekfinale përballet me Realin

Fare në fund, në minutën e 93-të, Atalanta realizoi përmes Mario Pashaliqit.

Berat Gjimshiti luajti në pjesën e dytë për Atalantan. Por ai dhe lojtarët e tjerë të Atalantas kishin një mbrëmje të vështirë.

Lexo përditësimet tjera
Champions

Barcelona barazon me Newcastlein, fitojnë Bayerni e Atletico