Bayern Munichu fitoi thellë në Bergamo javën e kaluar ndaj Atalantas 6:1, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët janë duke fituar 1:0 edhe në ndeshjen kthyese, dhe thuajse e kanë konfirmuar avancimin në çerekfinale.
Golin për 1:0 në minutën e 26-të e shënoi kapiteni i Anglisë, Harry Kane. Kane, që është kapiten edhe në duelin ndaj Atalantas, shënoi pas tentimit të dytë, pasi të parin e priti portieri Marco Sportiello. Por, gjyqtari e ktheu penalltinë dhe Kane nuk gaboi. Për sulmuesin anglez ishte goli i 49-të në Ligën e Kampionëve.