Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni avancon, në çerekfinale përballet me Realin

Bayern

Bayern Munichu fitoi 6:1 në Bergamo javën e kaluar ndaj Atalantas. 

Skuadra e madhe gjermane realizoi tjetër fitore të thellë të mërkurën mbrëma në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. 

E mposhti 4:1 skuadrën e vetme të mbetur nga Italia dhe avancoi në çerekfinale të garës me rezultatin e përgjithshëm 10:2. 

Harry Kane shënoi dy gola, në minutën e 25-të nga penalltia, pas tentimit të dytë, dhe në minutën e 54-t. 

Talenti Lennart Karl e realizoi golin e tretë në minutën e 54-t, ndërsa Luis Diaz e vendosi sfidën me golin e minutës së 70-të. 

Edhe Bayerni me epërsi prej një goli pas pjesës së parë Futboll Bayerni me epërsi prej një goli pas pjesës së parë

Lazar Samarxhiq e shënoi golin e vetëm për mysafirët, katër minuta para fundit. 

Me avancimin tutje vendoset edhe supersfida e çerekfinales mes Real Real Madridit dhe Bayern Munichut. Reali të martën mbrëma e eliminoi Manchester Cityn.

Lexo përditësimet tjera
ba

Bayerni, Liverpooli e Atletico sigurojnë kalimin në çerekfinale të Championsit