Më shumë se një mijë futbollistë, përfshirë 27 nga Superliga, janë pezulluar nga Federata Turke e Futbollit në skandalin e basteve, përfshirë mbrojtësin e Turqisë, Eren Elmali, i cili ka qenë titullar në Ligën e Kampionëve për Galatasarayn këtë edicion.
Elmali dhe bashkëlojtari i tij te Galatasaray, Metehan Baltaci, janë në mesin e një mijë e 24 lojtarëve në listën e publikuar nga federata turke, të cilët janë dërguar në komision disiplinor.
Po ashtu një prej emrave të përmendur si i dyshuar për bastvënie janë edhe kapiteni i Beshiktashit, Nexhip Usal dhe portieri Ersin Destanoglu. Te Beshiktashi luan futbollisti i Kosovës, Milot Rashica.
Federata ka njoftua se kategoria e tretë dhe katërt janë pezulluar për dy javë, por Superliga dhe kategoria e dytë do të vazhdojnë.
Futbolli turke është tronditur nga hetimet mbi bastvënie. Më shumë se 150 gjyqtarë dyshohet se kanë vënë baste në ndeshje futbolli.
Fenerbahçe nuk është prekur ende.