Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të Ter Stegenit

Marc-Andre ter Stegen

Skuadra e Barcelonës e ka konfirmuar lëndimin e rëndë të portierit gjerman, Marc-Andre ter Stegen. 

Ter Stegen u lëndua rëndë në ndeshjen e së dielës ndërmjet Barcelonës dhe Villarrealit. Ai u detyrua të zëvendësohej në fund të pjesës së parë me Inaki Penan. Sipas njoftimit të Barçës, Ter Stegen e ka lënduar gjurin. 32-vjeçari do t’i nënshtrohet një operimi dhe më pas do të saktësohet sa do t’i mungojë Barçës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, reprezentuesi gjerman do ta humbë gjithë edicionin 2024/2025. 

Ter Stegen ka qenë startues në shtatë ndeshjet e zhvilluara këtë edicion. Është prej pikave të forta të Barcelonës.