Ballkani ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen ndaj Dukagjinit. Mesfushori Albert Diene u përjashtua nga loja nga gjyqtari Lirim Jashari, pasi e rishikoi situatën në VAR.
Për shkak se Diene e shkeli mesfushorin, gjyqtari Jashari i dha fillimisht kartonin e verdhë. Më pas e rishikoi edhe një herë situatën në VAR. E anuloi kartonin e verdhë dhe ia tregoi direkt të kuqin dhe e përjashtoi atë nga loja në minutën e 28-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani pothuajse është eliminuar nga Kupa. Dukagjini po udhëheq 1:0 në ndeshjen e kthimit në Klinë, derisa fitoi 3:0 në Suharekë. Është pranë kalimit në finale të Kupës.