Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini eliminon Ballkanin, siguron finalen e katërt të Kupës

KF Dukagjini

Dukagjini i Klinës e ka arritur finalen e katërt të Kupës së Kosovës pasi në gjysmëfinale e eliminoi Ballkanin e Suharekës. 

Dukagjini të mërkurën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë fitoi me rezultatin 3:2, dhe e eliminoi Ballkanin me rezultatin e përgjithshëm, 6:2. 

Ndeshjen e parë në stadiumin e qytetit në Suharekë, Dukagjini e fitoi 3:0. 

Ndeshja e zhvilluar në Klinë dhuroi shumë gola e lojë të hapur. 

Vendësit kaluan në epërsi të parët me kapitenin Elton Basriu, që shënoi në minutën e 23-të. Një minutë para golit të Dukagjinit, Ballkanit iu anulua goli i Almir Kryeziut për pozitë jashtë loje. 

Edhe Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin Sport Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin

Ballkanit iu vështirësuan punët pas përjashtimit të Albert Dienes. Mesfushori i suharekasve u largua direkt me të kuq nga loja nga gjyqtari Lirim Jashari. Arbitri kryesor i ndeshjes pa shkelje të Dienes në këmbën e Erlis Xhemajlit pas rishikimit të situatës në VAR. Ia hoqi kartonin e verdhë dhe e përjasthoi nga loja direkt me të kuq. 

Pavarësisht se me një lojtar më pak në fushë, Ballkani i barazoi shifrat në minutën e 36-të me sulmuesin Bleart Tolaj. 

Tolaj e shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 50-të për 2:1 në të mirë të Ballkanit. 

Por vendësit, të udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi, nuk u dorëzuan dhe shënuan me Mërgim Pefqelin në minutën e 64-t për 2:2. 

Dukagjini e shënoi edhe një tjetër gol për fitore. Dienit Isufi kaloi një futbollist nga krahu i majtë, dhe gjuajti fuqishëm, katër minuta para fundit për 3:2. 

Engjëll Ajazaj shënoi për Ballkanin në minutën e 87-të. Por, edhe goli i tij nuk u pranua pasi gjatë ndërtimit të aksionit, pati pozitë jashtë loje. Kjo u konfirmua nga VAR-i. 

Dukagjini i ka humbur tri finalet e kaluara. Nga Prishtina u mposht në edicionin 1994/95, ndërsa nga Flamurtari humbi në edicionin 1995/96. 

Edhe Baras në Klinë pas pjesës së parë Futboll Baras në Klinë pas pjesës së parë

Finalen e fundit e luajti ndaj Llapit në edicionin 2020/21. Por ishte mposhtur edhe në atë ballafaqim. 

Ndërkohë, Ballkani e ka një finale të humbur në Kupën e Kosovës dhe një trofe të fituar. Nga Prishtina ishte mposhtur në finale të edicionit 2019/20, ndërsa po ndaj “bardhekaltërve” kishte triumfuar në edicionin 2023/24.

Lexo përditësimet tjera
FFK Futbolli ilustrim superliga

Përcaktohen finalistët e Kupës