Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini turpëron Ballkanin

Dukagjini-Ballkani

(E përditësuar) - Dukagjini i Klinës i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në minutat shtesë ndaj Ballkanit dhe ka bërë hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës në futboll. 

Dukagjini i udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi e turpëroi Ballkanin pas fitores 3:0 të mërkurën pasdite në stadiumin e qytetit në Suharekë. 

Tani i duhet edhe pak punë në ndeshjen kthyese për të bërë vend në një tjetër finale të Kupës. 

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales luhet më 22 prill në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Hekuran Berisha shënoi supergol në minutën e tetë të ndeshjes. Ai pranoi top me kokë nga Mërgim Pefqeli dhe me gjuajtje të fuqishme e të saktë, realizoi për 1:0. 

Edhe Dukagjini eliminon Ballkanin, siguron finalen e katërt të Kupës Futboll Dukagjini eliminon Ballkanin, siguron finalen e katërt të Kupës

Pak para fundit të pjesës së parë, Dukagjini fitoi penallti. Prekja e topit me dorë në zonë nga Bajram Jashanica u konfirmua edhe me VAR. Dhe i saktë nga pika e bardhë ishte Pefqeli, në minutën e 37-të. Në aksionin e fundit të ndeshjes shënoi edhe Meris Maliqi. Maliqi pas një kundërsulmi të shpejtë, doli i vetëm përballë portierit kundërshtar në minutën e 96-të. E plasoi bukur topin në rrjetë për fitoren e madhe. 

Dukagjini mund ta arrijë finalen e katërt. Në tri finalet e kaluara u mposht nga Prishtina në edicionin 1994/95, nga Flamurtari në edicionin 1995/96 dhe nga Llapi në sezonin 2020/21. 

Ballkani ndërkohë e ka një finale të Kupës së Kosovës të humbur në edicionin 2019/20 nga Prishtina, ndërsa po ndaj Prishtinës kishte triumfuar në sezonin 2023/24.


Dukagjini me epërsi të lartë ndaj Ballkanit

Dukagjini ka krijuar epërsi prej dy golave pas pjesës së parë në Suharekë ndaj Ballkanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. 

Hekuran Berisha në minutën e tetë shënoi supergol fillimisht për 1:0, kurse Mërgim Pefqeli, asistues i golit të parë, realizoi për 2:0. 

Pefqeli e shënoi golin nga penalltia në minutën e 37-të. 

Ndeshja kthyese në stadiumin “18 Qershori” në Klinë luhet më 22 prill.


Befasi në Suharekë

Edhe Baras në Klinë pas pjesës së parë Futboll Baras në Klinë pas pjesës së parë

Dukagjini i Klinës është duke e befasuar Ballkanin në Suharekë. 

E ka shënuar edhe një tjetër gol dhe tani është duke fituar 2:0. 

Penalltia u shkaktua nga kapiteni i Ballkanit, Bajram Jashanica, që preku topin me dorë në zonë.

Penalltia u konfirmua më pas edhe nga VAR-i. 

I saktë nga pika e bardhë për 2:0 ishte mesfushori me tipare sulmuese, Mërgim Pefqeli. 

Pefqeli shënoi në minutën e 37-të.


Supergol nga Hekuran Berisha

Hekuran Berisha ka shënuar supergol në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Dukagjini me gol të Berishës është duke fituar në udhëtim te Ballkani, 1:0. 

Edhe Dukagjini i afrohet edhe më shumë finales Futboll Dukagjini i afrohet edhe më shumë finales

Berisha në minutën e tetë pranoi top me kokë nga Mërgim Pefqeli dhe më pas me gjuajtje të përkryer shënoi për mrekulli. 

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.