Dukagjini i Klinës ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra nga Klina mposhti të mërkurën Prishtinën e Re, 1:0, në ndeshjen që i takoi 1/8 të finales.
Golin që ia siguroi fitoren Dukagjinit e shënoi i rikthyeri Hekuran Berisha.
Berisha shënoi në minutën e 58-të.
Të enjten do të luhen tri ndeshje nga ora 13:00: Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi, Trepça ’89 – Malisheva.
Më 18 shkurt nga ora 13:00 është dueli ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt.
Dukagjini kalon në epërsi
Dukagjini ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen kundër Prishtinës së Re.
Golin për 1:0 e realizoi i rikthyeri në skuadrën nga Klina, Hekuran Berisha.
Berisha shënoi golin e epërsisë së parë të Dukagjinit në minutën e 58-të.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes në Klinë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes për Kupë të Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës së Re.
Ndeshja e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës po luhet në Klinë.
Sonte nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet edhe takimi tjetër për kupë të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.
Të enjten do të luhen tri ndeshje nga ora 13:00: Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi, Trepça ’89 – Malisheva.
Më 18 shkurt nga ora 13:00 është dueli ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt.
Fituese në fuqi e Kupës së Kosovës është Prishtina.