Dukagjini i Klinës ka shënuar gol ndaj Ballkanit dhe i është afruar edhe më shumë finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra klinase e dënoi atë suharekase në minutën e 23-të, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Për 1:0 shënoi Elton Basriu, kapiteni i skuadrës së Dukagjinit. Ai realizoi nga afërsia.
Dukagjini ndeshjen e parë në Suharekë e fitoi 3:0.
Me këtë gol, rezultati i përgjithshëm është 4:0.
Një minutë para se të shënohej goli i Basriut, Ballkanit iu anulua gol për pozitë jashtë loje. Goli i Almir Kryeziut u anulua pas rishikimit të situatës në VAR.