Dukagjini i Klinës dhe Ballkani i Suharekës kanë luajtur baras pas pjesës së parë, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll 1:1.
Për Dukagjinin shënoi Elton Basriu në minutën e 23-të, ndërsa Ballkani i barazoi shifrat në minutën e 36-të.
Ballkani nga minuta e 28-të luajti pa mesfushorin Albert Diene, që u përjashtua me të kuq.
Ballkanit para se ta pranonte golin, iu anulua një gol i Almir Kryeziut, për pozitë jashtë loje.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales në Suharekë u mbyll 3:0 në të mirë të Dukagjinit, skuadrës që udhëhiqet nga trajneri Arsim Thaqi.