Fisnik Asllani ka pasur një edicion shumë të suksesshëm në Bundesliga 2. Sulmuesi i Kosovës ishte i huazuar tek Elversbergu nga Hoffenheimi.
Elversbergu iu afrua shumë Bundesligës, por megjithatë nuk ia doli në barazh. Elversbergu do të vazhdojë në Bundesliga 2, por jo edhe shtatlarti Asllani. 22-vjeçari mund të kthehet te Hoffenheimi, por po ashtu mund të transferohet te ndonjë skuadër tjetër e elitës gjermane.
“Bild” ka shkruar të martën se Asllani mund t’i bashkohet trajnerit Horst Steffen te Werder Bremeni.
Steffen ishte te Elversbergu dhe nxori më të mirën nga kosovari. Dhe tani dyshja mund të bashkohet te Werderi. Horst Steffen ditë më parë mori drejtimin e ekipit tradicional gjerman.