Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se është i uritur për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
Ai në konferencën për shtyp të hënën ka thënë se mezi pret përballjen me Atletico Madridin.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Championsit ndërmjet Arsenalit dhe Atleticos luhet të martën nga ora 21:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mezi pres. Ndjej energjinë brenda dhe midis ekipit, mbështetësve tanë, kështu që këto janë momentet që duam të jetojmë së bashku. Kishim shumë punë si klub, si ekip, pas 20 vitesh për të qenë përsëri në këtë pozicion dhe jemi shumë të uritur për të marrë ndeshjen që duam nesër dhe për të kaluar në finale”, ka thënë Arteta.
Ai ka theksuar se është momenti për të dhënë maksimumin si lojtarët në fushë ashtu edhe shikuesit.
Arteta ka thënë se Kai Havertz dhe Martin Odegaard do të jenë pjesë e ekipit.
U raportua gjatë ditës se të dy lojtarët ishin në dyshim për ndeshjen kthyese pasi nuk kanë stërvitur me ekipin të hënën.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1:1.