Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali siguron pozitën e dytë, Rice shënon supergol

Arsenal

Supergol i Declan Ricet ia ka siguruar fitoren Arsenalit të dielën mbrëma.

Arsenali e mposhti Newcastle Unitedin me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së parafundit të Premier Leagues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rice realizoi supergol nga distanca në minutën e 55-të për t’ia siguruar tre pikët shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Arsenali me këtë fitore e ka siguruar pozitën e dytë në tabelë me 71 pikë. Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro. Lider është Liverpooli me 83 pikë.

Liverpooli më herët e ka siguruar titullin e kampionit në elitën e futbollit anglez.

Newcastle e zë vendin e tretë me 66 pikë. E rrezikon zonën “Champions”.

66 pikë i kanë edhe Chelsea në vendin e katërt dhe Aston Villa në të pestin. Pesë pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Pozitën e këtyre skuadrave e synojnë edhe Manchester City që është në pozitën e gjashtë dhe Nottingham Foresti që e zë vendin e shtatë.

Të dyja skuadrat i kanë nga 65 pikë.