Supergoli i Eberechi Ezes e ka vendosur takimin ndërmjet Arsenalit dhe Crystal Palacet.
Arsenali falë golit të Ezes ka shënuar fitore 1:0 ndaj Palacet në shtëpi.
Kjo ndeshje i takoi javës së nëntë të Premier Leagues.
27-vjeçari Eze me goditje të bukur nga afërsia e realizoi golin e fitores për “Topçinjtë” në minutën e 39-të.
Për Arsenalin ishte ndeshja e dhjetë rresht pa humbje në të gjitha garat. Ka nëntë fitore dhe një barazim.
Për Palacen ishte disfata e tretë në katër ndeshjet e fundit.
Arsenali mbetet lider me 22 pikë. Bournemouthi ka katër pikë më pak në vendin e dytë.
Palace e zë vendin e dhjetë me 13 pikë.