Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Araujo: Barça do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ronald Araujo

Të vetmin trofe që Barcelona nuk arriti ta fitojë këtë edicion është ai i Ligës së Kampionëve. Barça e fitoi titullin në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Skuadra e Hansi Flickut e dominoi tërësisht futbollin spanjoll.

Në “Champions”, Barça u ndal në gjysmëfinale nga Interi. Por mbetet pa Champions prej vitit 2015.

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, është optimist se skuadra e tij në të ardhmen do ta fitoj Ligën e Kampionëve.

“Jemi shumë të lumtur, e meritojmë. Askush nuk vinte bast për ne në fillim të sezonit dhe ne kemi fituar tre tituj. Njerëzit janë të entuziazmuar për këtë ekip. Ne e humbëm Ligën e Kampionëve, por do ta fitojmë”, ka thënë Araujo, shkruan të shtunën “Reuters”.

Edhe Barcelona përpiqet të riorganizohet pas dy humbjeve rresht Futboll Barcelona përpiqet të riorganizohet pas dy humbjeve rresht

Uruguaiani Araujo është shumë i rëndësishëm për Barçën.

Ai këtë edicion në 24 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar dy gola dhe kontribuar me dy asistime.