Futbollistet e Barcelonës e kanë fituar Ligën e Kampionëve.
Barcelona në finalen e luajtur të shtunën në Oslo të Norvegjisë e mposhti Lyonin me rezultatin e thellë 4:0.
Futbollistet e Barcelonës të katër golat i shënuan në pjesën e dytë.
Sulmuesja polake, Ewa Pajor, e hapi serinë e golave në minutën e 55-të. Pajor e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 70-të.
Ndërsa dy golat e fundit i shënoi spanjollja Salma Paralluelo në minutën e 90-të dhe të 93-të.
Lyonit iu anulua një gol i realizuar nga Lindsey Heaps në minutën e 14-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Edhe
Barcelona në finale të Championsit
Për Barcelonën është trofeu i katërt i fituar i “Champions League”.
Barça edicionin e kaluar ishte mposhtur në finale nga Arsenali me rezultatin 1:0.