Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona në finale të Championsit

Barcelona - F

Barcelona ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për futbolliste.

Barcelona të dielën në “Camp Nou” mposhti Bayernin me rezultat 4:2, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Championsit.

Ndeshja e parë e luajtur në Gjermani kishte përfunduar baras, 1:1.

Në fitoren e Barcelonës dy gola i shënoi Alexia Putellas, ndërsa nga një gol realizuan Salma Paralluelo dhe Ewa Pajor.

Linda Dallmann dhe Pernille Harder shënuan golat për Bayernin Barcelona në finale do të përballet me Lyonin e Francës.