Futbollistet e Arsenalit e kanë fituar Ligën e Kampionëve.
Arsenali të shtunën mbrëma e mposhti Barcelonën me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për Arsenalin e realizoi 29-vjeçarja Stina Blackstenius në minutën e 75-të.
Arsenalit iu anulua edhe një gol i mesfushores Frida Leonhardsen-Maanum në minutën e 22-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Për futbollistet e Arsenalit kjo ishte hera e dytë që e fituan Ligën e Kampionëve në histori. Për herë të parë e fituan në edicionin 2006/07.
Ndërkohë Barcelona ishte fituese e dy edicioneve të fundit.