Trajneri Hansi Flick ka deklaruar se skuadra e Barcelonës ka cilësinë për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Barça është në pritje të “Championsit” që nga viti 2015.
Gjiganti katalunjas ka pesë trofe të fituar të Ligës së Kampionëve.
Barça të mërkurën nga ora 18:45 e pret Feyenoordin në ndeshjen e parë të fazës së ligës së Championsit..
“Çdo klub i madh ëndërron Ligën e Kampionëve, sepse është gara më e madhe. Ne kemi cilësinë për ta fituar atë, por rruga është ende e gjatë dhe duhet të dëshmojmë nivelin tonë në Evropë ashtu siç bëjmë në La Liga”, ka thënë gjermani Flick.
Barcelona në kampionatin spanjoll është lidere me 12 pikë.