Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

A mund të luajë Ronaldo në Kupën e Botës 2030?

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të luajë përkrah të birit për Portugalinë në Kupën e Botës 2030, në moshën 45-vjeçare. Kështu të paktën vlerëson një ish-bashkëlojtar i tij.

Sulmuesi i Al Nassr ka marrë mbështetje për një “fund perfekt” të karrierës nga ish-bashkëlojtari i tij i skuadrës te Manchester United, Eric Djemba-Djemba.

“Unë besoj sinqerisht se Cristiano Ronaldo mund të luajë deri në moshën 44 ose 45 vjeçare. Nuk jam aspak i befasuar nga ajo që po bën ai, sepse e njihja që kur ishte 17 vjeçar”, ka thënë Djemba-Djemba për “BetVictor”.

Paraqitja e Ronaldos në Botërorin 2030 do të ishte e veëantë duke pasur parasysh se Portugalia është bashkëorganizatore.

Djemba-Djemba thotë se paraqitja e Ronaldos përkrah të birit në Botëror do të ishte përralla më e mirë për futbollin. 

“Do të ishte fundi perfekt i karrierës së tij dhe një moment i jashtëzakonshëm për futbollin portugez. Dhe imagjinoni nëse Cristiano Jr. do të ishte aty. Do të ishte e pabesueshme”, ka shtuar ai.

Edhe A do të jetë Botërori i fundit për Ronaldon? Botërori 2026 1 muaj më parë A do të jetë Botërori i fundit për Ronaldon?

Ronaldo i ri është 15-vjeçar, ndërsa është pjesë e akademisë së Al Nassr. Së fundi ka raportime se mund t’i bashkohet Realit.

Ai ka luajtur nëntë ndeshje për Portugalinë U16. Ka realizuar tre gola.