EXPRESS

Veshjet e nusërisë për vitin 2021

Kryeqyteti historik është një nga rajonet më të pasura sa u përket punimeve artizanale.

Këtë verë sadopak është kthyer gjallëria e qytetit dhe dyqanet janë më të frekuentuara nga blerësit. Salloni i nusërisë “Tina” tashmë ka bërë gati modelet e shumta për vajzat që do të bëhen nuse këtë verë.

Brenda sallonit gjenden modele të shumta të veshjeve të nusërisë, të cilat disenjatorja Shkurta Hasi- Rama i punon me shumë përkushtim. Përmes këtyre veshjeve, ajo përpiqet të mbajë gjallë veshjet elegante dhe ato tradicionale.

Me gjithë vitin e kaluar, ajo thotë se këtë vit kërkesa është rritur dhe ato krijojnë veshje që u përshtaten nuseve të trevave të ndryshme.

Shkurta Hasi- Rama e ka trashëguar traditën 40-vjecare të vjehrrës së saj Sanie Hasi, dhe veshjet përveçse në Prizren i shesin dhe në Gjakovë. Ajo tregon se së bashku përpiqen të sjellin dizajne sa më origjinale duke kombinuar fustanet me ari e kristale. Ajo tregon se cilat janë disa nga modelet më të kërkuara këtë vit.

Derisa salloni “Tina”, shumë nga porositë i ka marrë edhe “online”, argjendaria “Oria” që ndodhet në qendër të Prizrenit shpresat i ka te mërgimtarët.

Dyqani i cili ka modele të ndryshme të stolive nga ari, argjendi e filigrani është i hapur që nga viti 1972 nga Lulzim Emra.

Pavarësisht traditës së gjatë, viti i kaluar ishte i rëndë.

Emra, i cili ka dy dyqane në Prizren, megjithatë, pret ardhjen e mërgimtarëve për ta ndryshuar këtë situatë.

Dyqani “Oria” në Prizren po e mban gjallë traditën e gjallë të filigranit në mënyrë që ky zanat të mos shuhet.