Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Veshjet e nusërisë gjithnjë kah tradicionalja

Sa herë që flitet për dasmat, pos shumë detajesh, janë veshjet e nusërisë ato që mendohen gjatë.

Tradicionale apo moderne, varësisht nga preferencat e klientëve. Megjithatë, dyqaneve të nusërisë ata u drejtohen patjetër.

21-vjet me një biznes të tillë i ka mbushur Ervehe Krasniqi. Ajo është pronare e dyqanit me veshje nusesh, ku, përveç shitjes, pjesën më të madhe të tyre e punon vetë ajo.

Sipas saj, puna gjatë viteve të mëparshme kishte shkuar mirë, me përjashtim të këtij viti, siç thotë, për shkak të pandemisë.

Janë një sërë veshjesh tradicionale që janë modifikuar me modernen. Të tilla posedon edhe ky dyqan.

Kërkesat e shumta i kanë anuluar për shkak të pandemisë, thekson një nga shitëset e dyqanit.

E veçantë për të gjatë përvojës 8-vjeçare në punë mbetet raporti i afërt me klientët.

Tradicionale e të ndërthurura me modernen, veshjet e nusërisë mbesin gjithnjë detaje të rëndësishme.

Artikuj të ngjashëm