Sonte në “Express” shpalosim programin e festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, “PriFest”. Nga 9 deri më 14 shtator, kjo ngjarje e rëndësishme e kinematografisë sjell filma nga vende të ndryshme të botës, përfshirë premiera kombëtare të projekteve kinematografike kosovare.
Për gjithçka që e karakterizon edicionin e 17-të të “PriFestit” do të flasim me mysafiren e ftuar në studio, Rozi Kryeziu-Mazreku.
Përveç tjerash ju sjellim atmosferë nga mbyllja e Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Maratona njëjavëshe e ngjatjes me shfaqje, diskutime, koncerte dhe jo vetëm, është kurorëzuar me ndarjen e çmimeve, të dielën mbrëma. “Djali” me tekst të Florian Zeller, nën regji të Erson Zymberit dhe me producent Ernest Zymberi, është shpallur shfaqja më e mirë për sivjet.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“InterBalkan Choir” sjell kultura e stile të ndryshme muzikore në Prishtinë, sonte në “Express”
-
“PriVocalFest” – gati për edicionin e tetë, sonte në emisionin “Express”
-
Shpallen fituesit e edicionit të 17-të të “PriFestit”, sonte në emisionin Express
-
Me “Ngryk” hapet edicioni i 17-të i “PriFestit”, sonte në emisionin Express
-
IPKO Sponsor i Artë i PriFest 2025: Një festival që ndriçon kulturën dhe fuqizon komunitetin