Sonte në “Express” vjen një material që përmbledh gjithçka që e ka karakterizuar ceremoninë e mbylljes së edicionit të 17-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”, i cili u finalizua të dielën mbrëma me ndarjen e çmimeve.
Filmi “Cycle”, nën regji të turkut Erkan Tahhuşoğlu, është vlerësuar si më i miri i edicionit të sivjetmë.
Regjisori më i mirë në festival është vlerësuar boshnjaku Dino Mustafiq për punën me filmin “The Pavilion”, ndërsa çmimin për aktoren më të mirë e ka marrë aktorja Arta Dobroshi.
Përveç tjerash do t’i mësoni fituesit e çmimeve “Emmy”, që nderojnë më të mirët e projekteve televizive në Hollywood. Në edicionin e 77-të çmimet kryesore “Drama dhe komedia më e mirë” shkuan për serialet “The Pitt” dhe “The Studio”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Filmi për heshtjen e përditshme dhe emigracionin më i miri në “PriFest”
-
Me “Ngryk” hapet edicioni i 17-të i “PriFestit”, sonte në emisionin Express
-
“PriFest” me program të pasur për edicionin e 17-të, sonte në emisionin “Express”
-
“Në kërkim të poezisë” midis censurës e kujtesës fitues i “DokuFestit”
-
“DokuFest” shpall më të mirët e edicionit të 25-të