Sonte në “Express” ju sjellim atmosferën nga hapja e edicionit të 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest”. Nën regji dhe me skenar të Ilirjan Himajt e me producente Teuta Krasniqin, filmi “Ngryk” ka ndezur ekranin e “Kino Armatës” dhe ia ka “prerë” shiritin Festivalit. Është një kërkim i vrazhdë lirie, që në disa raste ndjell monotoni tek synon ta godasë realitetin me një rrëfim fantazie që merr frymë prej përditshmërisë.
Përveç tjerash sjellim një material për ekspozitën “Radical Togetherness”, e hapur të martën pasdite në hapësirat e qendrës “Barabar”. Kjo ekspozitë shndërrohet në një përvojë bashkëpunimi dhe vëzhgimi, ku arti analog shndërrohet në një mjet për të eksploruar lidhjet mes të shkuarës dhe të tashmes.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Ngryk” synon ta sfidojë realitetin në kërkim të lirisë së egër
-
“Ngryk” synon ta sfidojë realitetin në kërkim të lirisë së egër
-
Shpallen fituesit e edicionit të 17-të të “PriFestit”, sonte në emisionin Express
-
“PriFest” me program të pasur për edicionin e 17-të, sonte në emisionin “Express”
-
Nis edicioni i 25-të i “DokuFestit”