Sonte në “Express” ju sjellim një material nga nata e dytë e festivalit ndërkombëtar të vokalit, “Pri Vocal Fest”. Koncerti i “InterBalkan Choir” ka qenë si një udhëtim që nis nga Ballkani, prej tij merr krejt ngjyrat e muzikës, nuk mjaftohet vetëm me prezantimin që ia bën botës, por i harmonizon ato edhe me vepra vendesh të tjera. Shumica e veprave të luajtura në kuadër të “PriVocalFest” kanë qenë premierë në Kosovë.
Po ashtu do të zhvillojë bisedë në studio me Iliriana Aliun, me të cilën e shpalosim programin e edicionit më të 18-të të festivalit “Hyjnesha në Fron”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Rihanna, Shakira, Kevin James dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!