EXPRESS

Kartolina nga Kosova në ilustrimet e veçanta të Fitore Gashit

Një kujtim nga Kosova ajo e ka vendosur në kartolinë.

Arkitektja nga Prishtina, Fitore Gashi, i ka ilustruar objektet ikonike të kryeqytetit.

Ajo tregon se kjo iniciativë lidhet me dashurinë e saj për kartolinat dhe vendin e saj të lindjes.

Në njërën nga kartolinat ajo ka ilustruar liqenin e Ujmanit. Dy nga kartolinat lidhen me qytetin e Mitrovicës, por cak i radhës i Fitores është qyteti i Prizrenit.

Arkitektura shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri dhe shkëputja e traditës në arkitekturë ka qenë tema me të cilën ajo i ka përfunduar studimet në Itali.

Fitore Gashi nuk e ka ndërmend të ndalet, por thotë se do të vazhdojë ta vendosë në kartolinë një kujtim Kosove.