Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Fjolla Gashi shton bukurinë e dimrit me artin e saj

Ani pse studimet i ka përfunduar në fushën e arkitekturës, Fjolla Gashin po e tërheq shumë edhe një punë dytësore. Me vetëm disa markera po i kthen dritaret e kafeneve dhe bizneseve në një ambient më të ngrohtë për festat e fundvitit.

Pos vizatimeve nëpër xhama ajo është marrë edhe me vizatime të fytyrave të të vegjëlve. Aty ka lindur ideja për vizatim të dritareve.

Vizatimet e Gashit nuk janë asnjëherë të njëjta, ato dallojnë gjithkund. Inspirimi vjen nga ambienti ku do të punohet.

Edhe pse ka rreth 100 vizatime që ka punuar për 1 vit, zemrën ia vodhi një ndër punimet e saj të fundit.

Ndoshta studimet në arkitekturë kanë bërë të veten e kjo bën që punimet e saj t’i përfundojë bukur shpejt.

Për vizatimet e saj përdor markera për xhama, që mund të pastrohen lehtë pas festave.

Ajo tregon se kjo punë ka ngjallur interesim mjaft të madh viteve të fundit, pasi kërkesa për art në xhama është e madhe.

Vizatimet që Gashi bën mundohet t’i përshtatë me çdo ambient ku ajo punon.

Edhe pse është art që kërkon qetësi dhe koncentrim, Gashi nuk e ka problem të punojë në ambiente të mbushura me klientë.

Artisja ka plane të mëdha për 2024-tën duke mos lënë anash artin në xhama dhe në fytyrat e fëmijëve.

Artikuj të ngjashëm