Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Vazot me bimë që sjellin botën e përrallave

Blerta Arifi tash e 5 vjet pasion ka punën e dekorimit të vazove.

Djem e vajza, lule dhe insekte e plot figura të tjera në miniaturë mund t’i shihni në punimet e saj.

Njësoj si një peizazh ashtu është edhe një terrarium i Blertës. Një çift ulur në pushimore pranë një lumi. Dy fëmijë duke luajtur në një fushë e plot skena të tjera që po dizajnohen nga ajo.

Në fillim ishte thjesht një vazo me lule për të ndryshuar e arritur në ato që njihen si terrariume apo në vazo qelqi në të cilat kultivohen bimët.

Nga afër punimet e Blertës të sjellin një portë e cila të dërgon në botën e përrallave.

Kjo punë ndonëse e vogël kërkon detaje të mëdha, pasi që ambientin të cilin e krijon duhet të jetë sa më i bukur dhe sa më real.

Bota bimore në qelq është çelësi i shkëputjes nga stresi i përditshmërisë.

Për 5 vjet punë ajo dallon punimet me Borëbardhën.

Por, artistja së fundmi ka gjetur edhe një pasion të ri.

Dekoret janë trend i ri nëpër shtëpitë kosovare e kjo ka bërë që Blerta të ketë shumë kërkesa për terrariume.

Të gjitha punimet ekspozohen në rrjete sociale me moto kopshtet e ëndërruara.

Artikuj të ngjashëm