Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Barcelona e ka kontaktuar agjentin e Gosensit

Një gol dhe dy asistime në fitoren e Gjermanisë ndaj Portugalisë 4:2, kanë bërë që mbrojtësi gjerman Robin Gosens të jetë në qendër të vëmendjes.

“Sport 1” shkruan se pas paraqitjes fantastike, interesim për futbollistin e Atalantës që mbron ngjyrat e Gjermanisë, interesim ka shfaqur Barcelona. Bëhet e ditur se klubi nga Katalonja e ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të pyetur për mundësinë e transferimit.

Vlera e Gosensit thuhet se është rritur dhe mund të jetë edhe më e lartë se 40 milionë euro, aq sa kërkon Atalanta për të lënë të lirë lojtarin.

Për 27-vjeçarin mund të shprehin interesim edhe Bayern Munichu dhe Dortmundi.

Edhe Interi e Juventusi janë duke e monitoruar Gosesnin, i cili ka dy shtetësi, të Gjermanisë dhe Holandës, por vendosi të luajë për përfaqësuesen gjermane.