Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Gjermanisë, Robin Gosens, ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian.
Paraqitjet e mira të Gosnesit kanë bërë që klube të njohura të shprehin interesim për të.
Mbrojtësi i Atalantas në “Euro 2020”, shënoi një gol dhe bëri dy asistime.
Interesim për 26-vjeçarin ka shprehur Barcelona. Mediat gjermane kanë bërë të ditur se edhe vetë futbollisti dëshiron të largohet nga klubi italian.
Gonsens ka kontratë me ekipin nga Bergamo deri në vitin 2023.