Kompania që ka krijuar videolojën “Fortnite”, është pajtuar të paguajë 275 milionë dollarë në dëmshpërblime civile si pjesë e një marrëveshje për të zgjidhur shkeljet e pretenduara të Aktit për Mbrojtje Online të Privacisë së Fëmijëve (COPPA).
Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, së bashku me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC), ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.
Epic Games me marrëveshje është pajtuar të paguajë shifrën prej 275 milionë dollarë, që është gjoba më e madhe civile e paguar ndonjëherë sipas rregullit COPPA. Nëse aprovohet nga gjykata, urdhri do ta ndalojë Epic Gamesin që të marrë të dhënat personale nga fëmijët, në mënyrë që shkel rregullat COPPA. Po ashtu ia ndalon Epic Gamesit që të përdorë informatat personale të fëmijëve të marra më herët.
-
Apple e akuzoi për mbytje të konkurrencës, shtetet amerikane mbështesin Epic Games
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
“Meta” duhet të paguajë 375 milionë dollarë për dështim në “sigurinë e fëmijëve”