Më shumë se 30 shtete nga SHBA-ja mbështetën krijuesin e lojës Fortnite në luftën kundër monopolit të Apple.
Sipas prokurorëve shtetërorë nga 34 shtete të SHBA-së dhe Distrikti i Kolumbisë, Apple po mbyt konkurrencën brenda dyqanit të saj të aplikacioneve.
Prokurorët kanë apeluar vendimin, i cili lejoi Applen të vazhdojë me disa praktika kufizuese, veçanërisht në lidhje mes Apple dhe Epic Games.
“Sjellja e Apple ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë zhvilluesit e aplikacioneve celulare dhe miliona qytetarë”, thuhet në reagim.
“Ndërkohë, Apple vazhdon të monopolizojë shpërndarjen e aplikacioneve dhe zgjidhjeve të pagesave brenda aplikacionit iPhone, për të mbytur konkurrencën dhe për të grumbulluar fitime brenda industrisë”.
Në vlerësimin e tyre, shtetet vunë në dukje se gjykata ishte e pasuksesshme në balancimin adekuat të pikave pozitive dhe negative brenda vendimit për të mos zbatuar ligjin kryesor antitrust ndaj Apple.
Edhe
Gjykata amerikane thotë se Apple ka shkelur urdhrin për reformim të App Storet
Veprimi vjen pasi një gjykatës i qarkut në Auckland vendosi kryesisht kundër Epic. Vendimi konfirmoi se Apple nuk ka shkelur ligjin antitrust duke u ngarkuar disa krijuesve të aplikacioneve një tarifë prej 15 deri në 30 për qind për përdorimin e sistemit brenda aplikacionit të vendosur nga Apple.
Epic e ka apeluar këtë vendim dhe tani profesorë, grupe aktiviste dhe shtetet e lartpërmendura kanë dhënë mbështetjen dhe argumentet e tyre ligjore në mbështetje të Epic Games.