Apple-it i është dhënë një goditje e madhe në gjyqin e saj kundër krijuesit të Fortnite, Epic Games.
Një gjykatë në Oakland të Kalifornisë ka vendosur që Apple nuk mund t’i ndalojë zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë përdoruesit në opsionet e pagesave të palëve të treta.
Apple kishte argumentuar se të gjitha aplikacionet duhet të përdorin opsionet e pagesës vetëm brenda aplikacionit të Apple.
Megjithatë, gjykatësja e rastit nuk e ka pranuar se Apple ka bërë monopol.
Në një gjykim të profilit të lartë, Epic Games kishte sfiduar shkurtimin deri në 30% të Apple që merr nga blerjet-dhe argumentoi se App Store ishte monopolist.
Ndërkaq të premten, gjyqtarja Yvonne Gonzalez-Rogers lëshoi një urdhër të përhershëm, përmes të cilit thuhet se Apple nuk mund t'i ndalojë krijuesit e aplikacioneve që të lidhen me mekanizmat e tyre të blerjes.
Për shembull, një shërbim i transmetimit të filmave tani do të jetë në gjendje t'u thotë klientëve të regjistrohen përmes faqes së tij të internetit, pa përdorur mekanizmin e blerjes brenda aplikacionit të Apple.
Edhe
Gjykata amerikane thotë se Apple ka shkelur urdhrin për reformim të App Storet
Epic ka ndërmarrë veprime gjyqësore edhe ndaj Geoogle lidhur me Play Storen e tij.
Sistemi i pagesave të mbyllura të Apple është jashtëzakonisht fitimprurës për gjigantin e teknologjisë, megjithëse kompania thotë se nuk e di saktësisht sa fiton.
Mirëpo, vendimi i gjykatës tani thotë se Apple nuk mund t’ua ndalojë zhvilluesve që të komunikojnë me klientët e tyre. Shpeshherë ka opsione më të lira për konsumatorët se sa ato që janë në App Store, mirëpo Apple deri më tani nuk i ka lejuar kompanitë që t’ua bëjnë me dije këtë klientëve të tyre.