Se e duam të bukurën, e dëshmon edhe numri i madh i make-up artistëve në vendin tonë, shumë prej të cilëve kanë një numër të madh të klienteve. Anisa Mekuli është njëra prej vajzave kosovare që pasionin e saj për grim e shndërroi në profesion.
Për të gjithçka nisi në fillimet e pandemisë. Po të shikojmë TikTok-un, qartazi vërejmë numrin e madh te grimereve të reja, të cilat shfrytëzojnë këtë rrjet social për ta promovuar punën e tyre. Por, sa i sheh konkurrente Anisa profilet e tilla?
“Ka vend për të gjithë” – thotë ajo.
Fotot dhe videot Anisa i paraqet pa filtra. Edhe pse është pritur mirë nga audienca, për këtë ajo kishte edhe komente negative. Ndiqeni intervistën e Anisës për emisionin “Ça ka 3”.
-
Kujdesi për lëkurën e të vegjëlve: “bota e errët e shfrytëzuese” të videove të bukurisë në TikTok
-
Kaia Gerber: Shumica e grave grimohen për vete, jo për të tjerët
-
Shakira ishte grimosur më shumë në të kaluarën për shkak të mungesës së vetëbesimit
-
Vajza e vogël, TikToku dhe televizioni për prezantuesen Agnesa Vitija
-
TikToku do t’i bllokojë disa filtra për adoleshentët, ka shqetësime për shëndet mendor