Modelja 24-vjeçare Kaia Gerber ka theksuar se ekziston një keqkuptim i madh rreth grimit dhe arsyes pse gratë e përdorin atë.
Ajo ka thënë se mendon që shumica e grave grimohen për vete, e jo për të tjerët siç sipas saj, ekziston një ide.
“Mendoj se ekziston ideja se ne duhet të grimohemi për të tjerët. Ndoshta për disa është e vërtetë, por shumica e grave me të cilat flas nuk grimohen për të tjerët, e bëjnë për vete, edhe unë përfshihem këtu”, ka thënë e bija e modeles Cindy Crawford.
Ajo treguar se shpeshherë e shijon aq shumë kohën që kalon duke u bërë gati në dhomën e saj, saqë nuk i intereson më se çfarë ndodh më pas kur takohet me miqtë.
Ajo ka thënë se ndonjëherë “nuk i intereson fare” se si shkon mbrëmja, sepse tashmë e ka kaluar “kohën më të mirë” duke u rregulluar.
“Kur isha më e re dhe punoja shumë si modele, pothuajse nuk përdorja fare grim jashtë punës. Nuk e kisha atë dëshirë në jetën time personale”, ka treguar modelja për revistën Harper’s Bazaar.

“Por tani që jam rritur, kam filluar ta dua dhe ta vlerësoj vërtet procesin e të bërit gati. E dua shumë të qenit vajzë dhe faktin që mund të marrësh aq kohë sa të duash për t’u bërë gati. Është një nga pjesët e mia të preferuara të ditës”, ka thënë ylli që reklamon produktet kozmetike të brendit NARS.

Ajo thotë se është dashuruar sërish me grimin dhe se të bëhet gati për të është pothuajse si një formë meditimi.
“Jam dashuruar përsëri me grimin. Më pëlqen shumë të bëhem gati, është pothuajse si meditim për mua, sidomos kur bëhem gati bashkë me shoqet. Sapo arrij në darkë, nuk më intereson më asgjë, sepse sapo kam kaluar kohën më të bukur duke u bërë gati”, ka thënë ajo.

Gjatë bërjes gati, Gerberit i pëlqen të dëgjojë muzikë dhe të bisedojë me miqtë, sepse nuk dëshiron të ngutet.
“Gjithmonë vendos muzikë. Kohët e fundit, çuditërisht, po dëgjoj kolonën zanore të ‘Rent’. Nuk e di pse. Jam pak e çrregullt me muzikën, por më pëlqen shumë ta kem të ndezur. I rregulloj edhe flokët e i lë vetes shumë kohë sepse më pëlqen të mos ngutem”, ka thënë ajo.
Ylli ka shtuar se shpesh flet në telefon ose me video-telefonatë gjatë këtij procesi.
“Më pëlqen shumë të telefonoj ose të flas me video me dikë ndërsa bëj grimin, ose të bisedoj me një shoqe nëse është me mua”, ka thënë tutje ajo.